Perla Shkodrane - Welcome

You are not connected. Please login or register

Flori dhe Elvana, dy albume dhe një titull

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Flori dhe Elvana, dy albume dhe një titull prej Sun Jun 05, 2011 9:40 pm

Binni

avatar
Antar/e Sapoardhur
Antar/e Sapoardhur
Dyshja më e famshme dhe më e suksesshme në tregun muzikor shqiptar, Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, do të publikojnë së shpejti albumet e tyre të fundit.
Dy miqtë kanë menduar t’i promovojnë, si dhe t’i hedhin në treg të dyja albumet në të njëjtën ditë. Nuk dihet ende data e publikimit, por mendohet që do të jetë diku nga fundi i muajit qershor.
Befasia më e madhe e dy albumeve do të jenë titujt e tyre. Më saktë, albumet do të kenë një titull të ndarë në mes. Sipas Bluetooth, titulli do të fillojë në njërin album dhe do të mbetet përgjysmë për të përfunduar në albumin e artistit tjetër.
Nga burime pranë tyre mësohet se albumet përmbajnë këngë që u përkasin rrymave të ndryshme muzikore si R&B, rok, baladë, madje një këngë e albumit të Elvana Gjatës do të përmbajë edhe tinguj gregorianë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi