Perla Shkodrane - Welcome
Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos People-icon

Join the forum, it's quick and easy

Perla Shkodrane - Welcome
Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos People-icon
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Binni

Binni
Antar/e Sapoardhur
Antar/e Sapoardhur

Në rrethet diplomatike dhe gazetareske u vu në pikëpyetje pavarësia e Shqipërisë
Prof.dr.Vebi Xhemaili

Enver Hoxha falsifikoi historinë kombëtare për hatër të Titos (1)

Prania jugosllave në Shqipëri, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, filloi të rritej, duke dhënë ndihmë ushtarake dhe ekonomike. Në cilësinë e ekspertëve, të dërguarit jugosllavë u vendosën në institucionet e Shtetit Shqiptar. Megjithatë, marrëdhëniet gjatë vitit 1945 u përqendruan kryesisht në fushën politike e diplomatike dhe më pak në atë ekonomike. Gjatë këtij viti u nënshkrua vetëm një marrëveshje e përkohshme për shkëmbimin e mallrave. Por Jugosllavia me urdhrin e Titos i dërgoi Shqipërisë një ndihmë të madhe në materiale për ndërtimin e vendit dhe drithëra; grurë dhe misër.

Shqipëria gjithnjë e më shumë po i nënshtrohej vullnetit të jugosllavëve, veçmas të Titos

Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u bënë edhe më të ngushta pas vizitës që Enver Hoxha bëri në Jugosllavi, më 23 qershor-2 korrik 1946. Gjatë vizitës u nënshkrua marrëveshja mbi bashkëpunimin ekonomik midis të dy vendeve dhe u ra dakord që të përfundohej një traktat miqësie e ndihmë reciproke , dhe ranë dakord që të përfundohej në një traktat miqësie e ndihmë reciproke, i cili u nënshkrua në më 9 korrik në Tiranë. Nënshkrues të marrëveshjes midis Republikës popullore të Jugosllavisë dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, ishte vetë Enver Hoxha, ndërsa nga pala jugosllave ishte Stanoje Simiç, rëndësia e kësaj marrëveshje kapte një afat kohor prej 20 vjet. Me automatizëm në afat vazhdimi për çdo pesë vjet. Nëqoftëse ndonjëra palë nënshkruese nuk bënte kërkesë para 12 muajve për pavlerëshmërinë e kësaj marrëveshje. Në nenin III të kësaj marrëveshje thuhej; Nëqoftëse ndonjëra nga palët nënshkruese të kësaj marrëveshje i është cenuar pavarësia, robëruar ose marrë ndonjë pjesë territori, pala tjetër nënshkruese pa humbur kohë, do ti ndihmoj ushtarakisht, do ti ofroj ndihma dhe mjete tjera disponuese”. Në Nenin VI:”palët nënshkruese të marrëveshjes obligoheshin që as njëra, as pala tjetër nuk do të lidhin aleancë as që do të marrin pjesë në një koalicion, që do të rrezikonte palën e marrëveshjes”. Në atë kohë kishte dalë në paraskenë plani i Titos për krijimin e Federatës Ballkanike, për këtë arsye ai nënshkroi marrëveshje të njëllojtë edhe me Bullgarinë. Krijimi i Federatës që do të përfshinte Jugosllavinë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Greqinë, ishte një prej objektivave kryesore të politikës së jashtme të Jugosllavisë për periudhën e pas luftës. Në pranverën e ardhshme u zbulua krejtësisht se cilat qenë synimet e vërteta të politikës Jugosllave në raport me Shqipërinë. Pikërisht kur qeveria e Titos i propozoi Nako Spiros, i cili ndodhej me mision në Beograd, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve, për nënshkrimin e një marrëveshjeje të fshehtë për siguri dhe mbrojtjen e interesave jugosllave në Shqipëri në rast rreziku të udhëheqjes së PKSH dhe hedhjen e njësiteve jugosllave në Shqipëri në rast rreziku. Por Spiru refuzoi të firmos me rrjedhojë në përfundim të misionit të tij, marrëdhëniet Shqiptaro jugosllave bëhen më të ndera, nga sa ishin kur ai arriti në Beograd. Sipas Stalinit Nako Spiro tentoi të helmonte marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë”. Prandaj Nako ishte kundër marrjes së kësaj kredie prej dy miliard Lekë, që kapnin një vlerë 56,7% të ardhurave të buxhetit të vendit, të akorduar nga Kuvendi Popullor me propozim të Boris Kidriçit, akorduar Shqipërisë ndihmë në të holla, pa kamatë dhe pa afat kthimi, duke ditur së për këtë gjest human, do të jetë mirënjohës populli shqiptar, miqësisë jugosllave.

Enver Hoxha brenda 4o ditësh shkoi dy herë në Beograd

Pa kaluar 45 ditë Hoxha përsëri u gjind në Jugosllavi, gjatë rrugës për në Paris, Hoxha arriti në Beograd dhe nga Beogradi me aeroplan special të dërguar nga vetë Tito u ndal në qytetin bukur të Sllovenisë në Bled, ku ishte Tito për pushim, në vilën e tij. Hoxha në këtë takim me Titon banoi në vilën e tij, ku merrnin dy udhëheqës të lartë të Titos: Vojo Tododroviqi dhe Sreten Zhujviqi, por nuk u bë publike për opinionin e gjerë. Prandaj ky takim nuk pati jehonë, si takimi i parë në Beograd. Por pas takimit të Parë në Beograd dhe arritjes së marrëveshjes për miqësi midis dy vendeve, takimi i Dytë kishte karakter të brendshëm dhe ishte tejet sekret, për mbrojtjen e vendit nga pretendimet greke dhe italiane. Politika e shteteve ballanike shkoi aq larg duke komentuar aktin miqësisë si akt për themelimin e Federatës Jugosllave e cila do të përfshinte edhe Shqipërinë, ku propaganda e Beogradit e ka kushtëzuar këtë miqësi, si kopenzim me humbjen e Triestes. Ndërsa tani për tani ky pakt ishte i dedikuar mbrojtjes së Shqipërisë nga Greqia, pasi ajo kërkon me këmbëngulje Epirin Verior. Sipas aktit të paraparë në nenin III, Jugosllavia, detyrohej ti shpallë luftë Greqisë në rast se ajo e përdorën forcën për të aneksuar Epirin e Veriut. Por në rrethana që u zhvilluan bisedat e para dhe të dytat në prag të Konferencës së Parisit, jepeshin alarme në shkrime sensacionale për marrëdhëniet Tito-Hoxha në Bled, dhe njëkohësisht nënshkrimi i marrëveshjes në Tiranë. Edhe pse delegacioni i Titos ende nuk e kishte ftuar Hoxhën në Paris. Bile sa në rrethet diplomatike dhe ato gazetareske u vu në pikëpyetje pavarësia e Shqipërisë. Ndërsa takimi tetë a tetë Tito-Hoxha në Bled, kaloi fshehurazi nga lajmet dhe agjencitë e huaja dhe të vendit pa u hetua fare. Por si detyrë e parë e marrëveshjes ishte, se si duhet kundërvu palës greke dhe kundërshtimin e propagandës së saj për fitimin e statusit të Shqipërisë në bllokun antifashist, të cilët grekët me ndihmën e disa shteteve perëndimore fuqishëm e mohonin. Përfaqësuesit jugosllav në mbledhjet ndërkombëtare gjithmonë e kanë mbrojtur interesin e Shqipërisë. Poashtu edhe në mbledhjen e parë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Eduard Kardeli, ua paraqiti kërkesën e Enver Hoxhës, për pranim të Shqipërisë në organin e saj. Euard Kardeli në arsyetimin e tij tha; “Shqipëria ishte një ndër viktimat e para të fashizmit në Evropë, populli shqiptar me forcat veta mori anën e luftës NÇ, luftoi në krahun e Kombeve të Bashkuara, duke dhënë me forcat veta një kontribut të çmuar kundrejt agresorëve, si alet i vendeve demokratike”. Poashtu delegacioni jugosllav që mori pjesë në Konferencën për ndihma dhe riparime, në dhjetor 1945, kërkoi rritjen e ndihmave për Shqipërinë. Pas vizitës së parë që i bëri Hoxha Beogradit më 23 qershor 1946, ku u ranë dakord mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe vendosën të nënshkruhet në traktat miqësie dhe ndihmë reciproke. Në anën tjetër kishte filluar në propagandë nga shtypi shqiptar kundër Bashkimit Sovjetik, ku ishin larguar dhe refuzuar materialet sovjetike. (vijon)

__________________

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi