Perla Shkodrane - Welcome
Nocioni, Metodat dhe mjetet Kriminalistike People-icon

Join the forum, it's quick and easy

Perla Shkodrane - Welcome
Nocioni, Metodat dhe mjetet Kriminalistike People-icon
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Nocioni, Metodat dhe mjetet Kriminalistike

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Nocioni, Metodat dhe mjetet Kriminalistike Empty Nocioni, Metodat dhe mjetet Kriminalistike Tue Jun 07, 2011 10:15 pm

Rilindd

Rilindd
Antar/e Sapoardhur
Antar/e Sapoardhur

NOCIONI, METODAT DHE MJETET KRIMINALISTIKE

Librin e autorit Dr. Ramo Masllesha „Strategjia kriminalistike“, mund ta
shkarkoni falas në sektorin:
„Literaturë“
dhe në web faqen:
www.syri3.com




Megjithëse ekzistojnë definicione të ndryshme për strategjinë kriminalistike, teoricienët nuk vënë në dyshim se lëndë kryesore e saj është përcaktimi i masave globale kriminalistike dhe i detyrave preventive e represive në luftën kundër kriminalitetit. Natyrisht, detyrat përcaktohen nga politika kriminale dhe e drejta.
Kjo do të thotë se strategjia kriminalistike është projekt mbi përdorimin optimal të mjeteve kriminalistike për realizimin e objektivit të caktuar. Kjo do të thotë se fusha e strategjisë kriminalistike përfshin masat që kanë të bëjnë me luftimin e kriminalitetit në tërësi, gjegjësisht të pjesëve të tij. Nga ana tjetër, siç dihet fusha e taktikës kriminalistike përfshin masat për zbulimin, hulumtimin dhe dëshmimin e veprimeve kriminale.
Siç shihet, masat taktike kriminalistike mund të jenë vetëm mjete për realizimin e strategjisë kriminalistike. Por, është e mundur edhe e kundërta, që do të thotë se strategjia kriminalistike mundëson zgjidhjen e drejtë të taktikave kriminalistike më adekuate. Masat taktike kriminalistike mund të jenë vetëm simulim për realizimi e strategjisë kriminalistike. Kuptimin dhe objektivin e simulimit e dinë vetëm planifikuesit e tij. Kjo do të thotë gjithashtu se masat strategjike dhe taktike kriminalistike ndonjëherë shkrihen, siç është rasti në strategjinë ushtarake. Strategjia kriminalistike është mjet për realizimin e objektivave të politikës kriminalistike. Në rast se dëshmohet se objektivat e caktuara të planifikuara me strategjinë kriminalistike (masat dhe veprimet strategjike kriminalistike) nuk është e mundur të realizohen, shfaqen objektiva dy-kahëshe, për shkak të mjeteve në 34 dispozicion që janë të përcaktuara tej mase. Në këtë rast bëhet fjalë për politikë kriminalistike të pazbatueshme, prandaj është e nevojshme të bëhen ndryshime në mënyrën e përdorimit të mjeteve ekzistuese, sepse mënyra e planifikuar nuk mundëson rezultate optimale. Konkluzioni që del vetvetiu tregon se strategjia kriminalistike duhet të ndryshojë. Duhet të kihet parasysh se strategjia kriminalistike është vetëm një pjesë e strategjisë së tërësishme për luftimin e kriminalitetit, në të cilën përfshihen edhe institucionet tjera mbikëqyrëse. Nga sa u tha deri me tash, mund të konkludohet se lufta kundër kriminalitetit zhvillohet nëpërmjet politikës kriminalistike, strategjisë kriminalistike dhe taktikës kriminalistike. Disa masa që përdoren në këtë luftë mund të jenë afatshkurta, afatmesme apo afatgjata.
Të përcaktojmë tani edhe raportet midis strategjisë kriminalistike dhe strategjive të ngjashme. Siç kemi thënë, strategjia kriminalistike është vetëm një pjesë e strategjisë së përgjithshme për kufizimin e kriminalitetit, në të cilën jaë të përfshira me strategji të tyre edhe mekanizmat tjerë mbikqyrës (gjyqësi, shëndetësi, shërbimi social dhe mekanizmat tjerë joformal). Ato pranojnë ose do të duhej të pranonin udhëzime nga politika kriminalistike e cila është pranuar dhe miratuar. Kjo strategji e përbashkët ose gjithëpërfshirëse mund të quhet edhe strategji e mbikëqyrjes së kriminalitetit („strategy of crime control“ ose „Strategie der
Kriminalitätskontrolle“).

Nocioni, Metodat dhe mjetet Kriminalistike Strategjikrim

Strategji tjetër simotër është strategjia e sigurisë. Disa teoricienë e cilësojnë atë si strategji të policisë, por kjo strategji ka një kuptim shumë më të gjerë. Strategjia e sigurisë përfshin edhe kufizimin e rrezikut nga kriminaliteti nga ana e institucioneve mbikëqyrëse jopolicore (siç janë shërbimet e sigurisë në ndërmarrje ose në institucione private të sigurisë). Përveç kësaj, në strategjinë e sigurisë përfshihen edhe rreziqet të cilat nuk janë pasojë e veprave kriminale (p.sh. fatkeqësitë natyrore). Në qoftë se e kemi parasysh se strategjisë së sigurisë ia përcakton objektivat politika e sigurisë, atëherë mund të nxjerrim përfundimin se pjesë e strategjisë së sigurisë është edhe strategjia ushtarake.
Puna e policisë nuk nënkupton vetëm aktivitetet e orientuara në luftimin kriminalitetit. Në fushëveprimin e saj përfshihen dhe kontrolli i komunikacionit, ruajtja e rendit publik dhe qetësisë, mbikëqyrja e kufirit, etj. Në këtë fushë të veprimtarisë së policisë duhet të planifikohen masa të ndryshme të cilat mundësojnë realizmin e objektivave të caktuara. Më fjalë të tjera, edhe te veprimtaritë e policisë është e domosdoshme strategjia (policore). Kështu vijmë në përfundim se nocioni strategji policore ka kuptim më të gjerë së nocioni strategji kriminalistike. 35 Në literaturën profesionale haset edhe nocioni strategji hetimore. Zierke, Jnasel dhe Finkel ( 1995, 459-550) e përdorin këtë termin si sinonim për strategjinë kriminalistike. Sipas mendimit tonë, bëhet fjalë për një nocion më të ngushtë se strategjia kriminalistike. Strategjia hetimore, siç e përcakton Maver (200,12-23) mund të renditet në mesin e strategjive kriminalistike operative (p.sh. strategjia e ruajtjes së sekretit të punëtorëve të policisë ose strategjia e ruajtjes së dëshmitarëve kryesorë, etj.). Domethënë bëhet fjalë për një nocion me kuptim më të ngushtë.

Pjesë nga libri “Strategjia kriminalistike”

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi