Perla Shkodrane - Welcome
Transparenca dhe llogaridhënia janë bazë të qeverisje së mirë People-icon

Join the forum, it's quick and easy

Perla Shkodrane - Welcome
Transparenca dhe llogaridhënia janë bazë të qeverisje së mirë People-icon
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Transparenca dhe llogaridhënia janë bazë të qeverisje së mirë

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

Me qëllim të përmirësimit të fushës së informimit publik në nëntë komuna të Kosovës - Viti, Kamenicë, Ranilluk, Partesh, Novobërdë, Kllokot, Han i Elezit, Kacanik, Shtërpce - organizata D-Press dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale kanë organizuar punëtorinë me temë “Rruga Drejt Informimit Efikas Publik”.Gjatë kësaj punëtorie, zyrtarët për informim të zyrave për informim publik patën rastin që të shkëmbejnë përvojat e tyre rreth gjendjes aktuale në sektorin e informimit publik në komunat e Kosovës, si dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen për të ngritur transparencën dhe përmirësuar punën e Zyrave të Informimit Publik. Konkretisht, në këtë punëtori u diskutua rreth nevojës së fuqizimit të zyrave të informimit publik në komunat në fjalë, nëpërmes ngritjes së kapaciteteve profesionale, shkëmbimit të përvojave, si dhe identifikimit të praktikave bashkëkohore në fushën e informimit dhe komunikimit.

Nga pjesëmarrësit u konstatua se ekziston hapësira dhe potenciali që mund të shfrytëzohen për përmirësimin e fushës së informimit. Dhe në këtë drejtim komunat duhet të angazhohen fuqimisht në: hartimin e planeve të veprimit të zyrave të informimit; rritjes së numrit të stafit të zyrave të informimit; ngritjes së nivelit të bashkëpunimit të drejtorive apo shërbimeve tjera të komunave me zyrat e informimit publik; të forcimit të bashkëpunimit me shoqëri civile dhe media lokale; ngritjes së nivelit të bashkëpunimit ndërkomunal të zyrave të informimit publik; si nevojën për përfitim të njohurive nëpërmes ekspertët dhe njohësve të kësaj fushe.

-Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka thënë se, duke qenë se transparenca dhe llogaridhënia janë bazë të qeverisje të mirë, komunikimi efektiv me qytetarët dhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e hartimit dhe implementimit të politikave komunale është esencial, ndërsa është obligim i kryetrarit të komunës që të informoi dhe raportoi në baza të rregullta rreth punës dhe aktiviteteve në komuna.

Pascal Fendrich, këshilltar për qeverisje në LOGOS u shpreh se projekti LOGOS është i përkushtuar që të mbështesë komunat në fushën e informimit publik . “Projekti LOGOS do të mbështesë nëntë komunat e Kosovës Juglindore në ngritjen e kapaciteteve si dhe fuqizimin e zyrave për informim publik për vitin 2011 dhe 2012”.

Fatmir Matoshi, nga D-Pres, vlerësoi se aktualisht ekziston baza e mirë ligjore që promovon qeverisje transparente, por duhet më tepër vullnet politik që kjo bazë ligjore të zbatohet në praktikë në masën e dëshiruar. “Këto punëtori janë në funksion të avancimit të punës së zyrave të informimit publik, dhe ato në vazhdimësi po ndihmojnë këto zyra që të jenë në funksion të detyrave të tyre”, është shprehur Matoshi.

Lumnije Demi, drejtoreshë e Zyrës për Informim në MAPL, duke vlerësuar se

MAPL është e përkushtuar që të punojë ngushtë me komunat për ta fuqizuar transparencën në nivelin lokal dhe në këtë drejtim është miratuar edhe rregullorja që vendos standarde ligjore që duhet të respektohen nga ana e komunave që të njëjtën kohë fuqizojnë rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe krijojnë përgjegjësi tek komunat në raport të llogaridhënies për qytetaret, mediat dhe grupeve tjera të interesit.

Organizata D-Press dhe KLGI premtuan se do të angazhohen edhe në të ardhmen në ofrimin e trajnimeve si dhe asistencës tjetër të nevojshme që komunat partnere të zbatojnë rekomandimet e dala nga kjo punëtori si dhe në ngritjen e kapaciteteve të zyrave për informim publik.

Organizimin e kësaj punëtorie e mbështetën Fondacioni Friedrih Ebert Stiftung si dhe projekti për qeverisje të mirë dhe decentralizim LOGOS.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi