Perla Shkodrane - Welcome
Arita Fejzullai duhej “të fshihej” nga mafia shqiptare  People-icon

Join the forum, it's quick and easy

Perla Shkodrane - Welcome
Arita Fejzullai duhej “të fshihej” nga mafia shqiptare  People-icon
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Arita Fejzullai duhej “të fshihej” nga mafia shqiptare

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

BeLti

BeLti
Antar/e Sapoardhur
Antar/e Sapoardhur

Arita Fejzullai, kandidate për “Miss Norvegjia 2011″, gjatë një interviste për një gazetë norvegjeze ka thënë se ajo nuk ka pasur përvojë të mirë gjatë kohës kur ajo kishte qenë pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria”. “Para tri vitesh kam marr pjesë në ‘Miss Shqipëria’ aty fitova çmimin ‘Miss Cinema’ që do të thotë fytyra më fotogjenike. Koha gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël është kapitull në vete. Ne duhej të mbylleshim në dhomën e hotelit në mbrëmje, dhe dera nuk na hapej deri në ora 07 00 në mëngjes. Shkuarja deri në WC ishte në përcjellje të rojave. Arsyeja ishte frika nga mafia shqiptare. Kjo ka të bëjë me atë sepse vajzat në Shqipëri zhduken”, është shprehur Arita për gazetën norvegjeze.
Është shumë interesante se Arita ka dhënë shumë intervista në mediat shqiptare dhe askund nuk e ka përmend këtë problem. Derisa në mediat shqiptare ajo thotë se ka qenë “Miss Skandinavia” dhe flet për suksese në Norvegji, në intervistën në gazetën norvegjeze ajo nuk i përmend këto suksese.
Sukses më të madhin ajo përmend pjesëmarrjen pikërisht në “Miss Shqiperia” para tri viteve dhe kjo jep përshtypje se gjërat mund të mos jenë ashtu si thonë bukuroshja.

http://http//www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi