Perla Shkodrane - Welcome
Pas të tridhjetave fillojmë të sillemi si prindërit People-icon

Join the forum, it's quick and easy

Perla Shkodrane - Welcome
Pas të tridhjetave fillojmë të sillemi si prindërit People-icon
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

You are not connected. Please login or register

Pas të tridhjetave fillojmë të sillemi si prindërit

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

Si e ëma – edhe e bija, është thënia e vjetër të cilën e vërteton shkenca moderne.

Siç bën të ditur e përditshmja britanike “Daily Mail”, studimi i ri sugjeron që femrat nga mosha 32-vjeçare gjithnjë e më shumë u ngjajnë nënave të tyre.

Hulumtimi i kompanisë Hallmark, synimi i së cilës ka qenë të zbulojë se si sjellja transmetohet nga gjenerata në gjeneratë, në të cilën kanë marrë pjesë mijëra persona të rritur, zbulon që në të tridhjetat njerëzit gjithnjë e më shumë flasin fraza të cilat i kanë dëgjuar nga prindërit, ndërsa në shprehje vjen edhe sjellja e prindërve, të cilën, me mospëlqim dhe kundër dëshirës, janë mësuar ta shohin në fëmijëri.

Shprehjet si “mos bëj asi grimase, sepse fytyra do të mbetet gjithmonë ashtu” shumica fillojnë gjithnjë e më shpesh ta thonë pikërisht pas moshës tridhjetedyvjeçare.

Këtë gjë e ka pranuar shumica e të anketuarve në hulumtim dhe e kanë vënë re edhe gjënë interesante që në moshën e madhore kanë bartur edhe shumë komente të tjera të prindërve, të cilat në të kaluarën u kanë penguar mjaft.

Është interesante, që sjellja e kopjuar e prindërve më së pari është vënë re në mesin e të intervistuarave femra, por ngjashmëria e sjelljeve te dy gjenerata është vënë re edhe te një e treta e meshkujve të anketuar.

Ndoshta kjo nuk u pëlqen edhe aq, por me vite thjesht bëhemi gjithnjë më të ngjashëm me prindërit tanë, ndërsa rezultati i hulumtimeve nuk do të duhej t’ju mërzisë, sepse fjala është për sjellje krejtësisht normale, madje edhe e pritur.

Në fazën më të hershme të jetës, prindërit kanë qenë për ne personat më të rëndësishëm të jetës dhe sigurisht që kemi mbajtur një pjesë të mirë të asaj çka na kanë folur, duke përfshirë këshillat të cilat më vonë i kemi adaptuar si tonat”, ka shpjeguar ekspertja për sjellje, Judi James, duke komentuar rezultatet e studimit interesant.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi