Perla Shkodrane - Welcome

You are not connected. Please login or register

MJALTI - SHËRUES UNIVERSAL!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 MJALTI - SHËRUES UNIVERSAL! prej Tue Jun 07, 2011 10:24 pm

Rilindd

avatar
Antar/e Sapoardhur
Antar/e Sapoardhur
MJALTI - SHËRUES UNIVERSAL!

Mjalti e pengon zhvillimin e baktereve, të cilat shkaktojnë shumë sëmundje. Shëron plagë, infeksione të fytit, kallje të ndryshme; përmirësimin e tensionit, rruazave të gjakut, problemet në organet e brendshme, bronkialeve, infeksioneve të zorrëve, të lukthit dhe shumë lloje tjera të sëmundjeve. Me mjaltë, po ashtu, shërohen edhe alergjitë nga poleni e helmi i bletës etj.

Mjalti - ushqim apo mjekësi popullore?

Politika e teknologjisë moderne, për interesa të industrisë farmaceutike, ka marr një vendim ligjor ku mjaltin e ka shpall si produkt ushqimor. Kjo është në kundërshtim me interesin e mjekësisë popullore, sepse me ligj, e kanë ndaluar që mjalti të shitet si produkt mjekësorë. Ky vendim juridik është për të mirën e industrisë farmaceutike dhe në dëm të njerëzimit.
Mjalti dhe produktet tij, janë shumë më lirë për t'i blerë, më të lehtë, më efikas, më praktik dhe shumë të dobishme për shëndetin e njeriut.
Mjalti dhe produktet e tij, janë tejet të natyrshme dhe tejet praktike për t'i ngrënë, por dhe për t'i përdorë me pije të dëshirueshme dhe për ta mjekuar vetveten në rast nevoje.
Mjalti, poleni, propolisi, qumështi i amës, helmi i bletës dhe dylli, janë produkte të pa zëvendësueshme për njeriun. Produktet më të natyrshmet dhe më të sigurtat për shëndetin tonë.
Mjalti dhe produktet e tij, përdoren për të mirë e njeriut dhe shëndetit të tij, shumë natyrshëm, kurse medikamentet farmaceutike kanë përbërje kimike dhe, në çdo rast kur të përdoren, kanë edhe efekte anësore shumë të dëmshme.

Mjalti shëron plagë të jashtme dhe të brendshme në trupin e njeriut

Plaga e lyer me mjaltë mbyllet shpejt. Majti e thith ujin e tepërt nga plaga, i zhvillon qelizat dhe e pastron plagën nga bakteret e vdekura. Mjalti i shëron plagët shumë më shpejtë e më mirë se barnat farmaceutike.
Edhe plaga që është e hapur shumë vite, mund të shërohet me mjaltë me sukses. Mirë është të dihet, se mjalti i luleve është më i lehtë se mjalti i malit, që e ka edhe efektin e shërimit më të dobët. Terapinë shëruese me mjaltë ka mundësi ta trajtoj një mjek në ambulant, ose vet personat familjar që janë të interesuar ta kryejnë një veprim të shërimit natyrorë. Pse jo kur është një punë për t'u respektuar.

Si bëhet një proces shërues me majtë?

1. Mirë është të dimë që pacienti, rastësisht, mos të jetë alergjik ndaj mjaltës, edhe pse një rast i tillë rrallë mund të ndodhë tek ndonjëri.
2. Plaga nuk ka nevojë ta dezinfektojmë me ndonjë lloj alkooli sepse mjalti i ka aftësitë e veta të dezinfektimit.
3. Merret një cope lecke pëlhure të pastër ose fashë (bënë të jetë e pabukët ose, mirë është, nëse ka mundësi që të jetë e leshtë) por, prapë po e ceki, se lecka (fasha) nuk duhet që pa tjetër që të jetë sterile, sepse mjalti e dezinfekton vetë. Në këtë rast lecka (fasha) mbushet me mjaltë ose lyhet mirë dhe është e gatshme që të përdoret (menjëherë).
4. Kjo lloj lecke ose fashe që është vendosur mbi plagë, mundë të ndërrohet një herë në ditë.
5. Kur të hiqet lecka ose fasha me mjaltë, nuk ka nevojë që plaga të pastrohet nga mjalti, sepse mjalti, ose terët vetë, ose e thith lecka (fasha).
6. Pas çdo ndërrimi të leckës (fashës), rreth plagës mblidhen do copëza, edhe të plagës por mund të jenë edhe të leckës (fashës), e të cilat mund t'i largojmë me pincetë. Nëse duhet të pastrohemi (të bëjmë dush), mundemi këto copëzat rreth plagës t'i largojmë edhe me një brushë të butë duke i shpëlarë me ujë, por kurrsesi të mos i largojmë rreshkat e formuara (janë qeliza të vdekura) sepse ato i ndihmojnë procesit të shërimit. Nëse hiqen rreshkat e plagës, ngadalësohet procesi i shërimit.
7. Pasi të pastrohet plaga duhet përsëri ta mbështjellim me leckë (fashë) të mbushur me mjaltë. Me rëndësi është që plagën ta mbështjellim sa ma trash, me qëllim që lecka (fasha) të thith sa më shumë lagështi nga plaga.
8. Plaga e cila shërohet ngadalë dhe është e infektuar me baktere të kërpudhave, duhet të bëhet një përzierje 1:1 me një krem dezinfektues të një lloji që na konvenon më së miri.
Në fillim, kurë ta kurojmë plagën me metodën e leckës (fashës), 10-20 minutat e parë, plaga djeg nga sasia e madhe e koncentrimit të sheqerit që gjendet në mjaltë. Për ta evituar këtë dhimbje bënë që plagën, së pari, ta shpërlajmë me ujë që ndikon në largimin e këtyre simptomave ose i zbut ato.
Nëse komplikimet janë shumë serioze, mirë do të ishte që kurimin ta bëjnë mjekët. Sot shumë mjek kanë njohuri për medicinën alternative (mjekime natyrore), dhe e aplikojnë atë për mjekim me dëshirë.



Mjalti është shëruese universal!

Mjalti e pengon zhvillimin e baktereve, të cilat shkaktojnë shumë sëmundje. Shëron plagë, infeksione të fytit, kallje të ndryshme; përmirësimin e tensionit, rruazave të gjakut, problemet në organet e brendshme, bronkialeve, infeksioneve të zorrëve, të lukthit dhe shumë lloje tjera të sëmundjeve. Me mjaltë, po ashtu, shërohen edhe alergjitë nga poleni e helmi i bletës etj.

Ndikimi i mjaltit në shërim

1. Llojet e ndryshme të sheqernave që gjinden në mjaltë, baktereve ua thithin ujin nga trupi, ku bakteret, nga mungesa e ujit, nuk mund të zhvillohen as shumëzohen.
2. Mjalti e thith ujin dhe e përçon në leckë (fashë), dhe në këtë mënyrë bëhet pastrimi i baktereve nga plaga.
3. Me largimin ose mbytjen e baktereve, sistemi imun punon më mirë, sistemi limfatik dhe qarkullimi i gjakut përmirësohet, pastaj bëhet aktivizimi i enzimave etj.
Në mjaltë nuk mund të zhvillohen bakteret.
Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës dhe të fruktozave, bashkë me vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., dhe për këtë, mjalti është përforcuesi i organizmit tonë.
Mjalti ndihmon edhe ndaj:
-të ftohurit, të zënit e hundës dhe infeksioneve në mushkëri,
-pengesave në lukthit dhe zorrë,
-reaksioneve alergjike ndaj polen dhe helmit të bletës,
-në përmirësimin e problemit të zemrës,
-në përmirësimin e jashtëqitjes, sidomos tek fëmijët...
Mjalti është, dhe mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, por njëkohësisht, edhe njeri prej produkteve me efikasitet të lartë shërues, që mund të krijoj natyra.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi