Perla Shkodrane - Welcome

You are not connected. Please login or register

Kosova do të vërë regjim vizash

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kosova do të vërë regjim vizash prej Sat Jun 04, 2011 2:04 pm

Vizitor


Vizitor
Rusët e kinezët janë në mesin e popujve që, pa u pajisur me viza, nuk do të mund të hyjnë Kosovë. Kjo politikë që do të aplikohet nga Prishtina zyrtare për vendet e këtyre popujve, nuk është për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por për faktin se janë vende që potencialisht prodhojnë refugjatë
Dhe, nuk janë të vetmet vende ndaj të cilave do të aplikohet regjimi i vizave, i ka thënë të premten Kohës Ditore një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por, ai nuk ka qenë në gjendje të saktësojë se kur mund të hyjë në fuqi kjo masë.

“Kosova planifikon t’u qesë viza edhe disa shteteve të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Latine dhe të Evropës Lindore”, ka thënë ky burim. “Midis tyre do të jenë edhe shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Këto të dhëna Koha Ditore nuk ka mundur t’i konfirmojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Zëvendësministri Ibrahim Gashi ka thënë të mos jetë shumë në rrjedha, ngaqë ka fare pak kohë që e ka marrë këtë post, ndërsa zëdhënësi i kësaj ministrie, Artan Behrami ka thënë se nuk mund të ofrojë të dhëna gjatë ditës.

Se sa janë serioze këto paralajmërime, a është vendi ynë i përgatitur për vendosjen e regjimit të vizave për shtetas të huaj e të tjera lidhur me këtë iniciativë mund të gjeni më shumë në Kohën Ditore të së shtunës.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi