Perla Shkodrane - Welcome

You are not connected. Please login or register

Angelina Jolien e shkatërroi heroina

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Angelina Jolien e shkatërroi heroina prej Sat Jun 04, 2011 9:53 am

Vizitor


Vizitor
Sipas revistës britanike Star, Angeline Jolie peshon vetëm 44 kilogramë (gjatësia 1.70 metra) dhe është futur thellë në anoreksi, kurse partneri i saj Brad Pitt është në zor të madh sepse nuk di si ta ndihmojë. Përveç kësaj shkruhet se aktorja sërish ka filluar të konsumojë heroinë.Angelina është bërë asht e lëkurë, kurse Bradi është i bindur se ajo ka nevojë për ndihmë profesionale”, tha një burim i paidentifikuar për tabloidin Star.

Sipas kësaj reviste, karriera e saj e suksesshme dhe përpjekjet amnore janë një barrë tepër e rëndë për të, kurse problem kryesor është mënyra e saj e ushqimit.

“'Bradin vërtetë e brengosin shumë shprehitë e saj në ushqim. Ajo ushqehet me pllakëza drithërash dhe me lëngje pemësh. Edhe pse është e dobët, ajo pi vetëm lëngje repani”, tha burimi i besueshëm, sipas revistës Star.

Sikur gjithë këto probleme me ushqimin të mos mjaftonin, kjo revistë me jo aq besueshmëri ndër lexues, shton se aktorja ka filluar sërish të konsumojë heroinë, kurse njëkohësisht e dëshiron edhe fëmijën e shtatë.

“Dukej si zombi, vërtetë shokuese dhe shqetësuese. Sytë e saj ishin thellë në fytyrë, fliste pa lidhje, kalonte nga njëra në temën tjetër pa i përfunduar fjalitë e nisura”, e ka përshkruar një dëshmitare që ka ndjekur ngjarjet në festivalin e Kanës, ku ishte i pranishëm edhe çifti Angelina-Brad.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi