Perla Shkodrane - Welcome

You are not connected. Please login or register

A ekziston dashuria në shikim të parë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 A ekziston dashuria në shikim të parë prej Thu Jun 16, 2011 12:17 am

Mergimtarja

avatar
Fondatore Webmaster
Fondatore Webmaster
Dashuria në shikim të parë ndodh në pesë për qind të lidhjeve dhe hulumtimet tregojnë që kjo është më shumë rrjedhojë e
shpresave të kota se sa i diçka tjetër. “Femrat të cilat menjëherë dashurohen po aq shpejt edhe ndahen.

Meshkujt që dashurohen në shikim të parë, qëndrojnë më gjatë të dashuruar. Pse? Sepse meshkujt dashurohen në pamjen e femrës. Pasi që karakteristikat fizike ndryshojnë shpejt, ai mbetet i kënaqur një kohë. Femrat, megjithatë, dashurohen në mendimet e tyre për mashkullin, tek e cila nuk është e mundur të arrihet për pesë minuta.

Kur femra ta kuptojë se ai nuk është i mençur, sharmant, argëtues... si duket, ndjenjat shumë shpejt treten”, shkruan Trejsi Koks në librin “Lidhjet e nxehta”. Dashuria në shikim të parë mund të ndodh pasi që jeni të gatshëm për të (momenti i përshtatshëm) apo se keni njohur dikë i cili në shikim të parë i ka kërkesat e dëshirueshme nga lista juaj.

Disa ekspertë mendojnë se ndërdija jonë thjesht përzgjedh persona të cilët u kujtojnë dikë që më parë e keni dashur (në ish-partnerin apo madje edhe në prindër). Në këtë rast paraqitet ndjenja e njohjes pasi që aroma dhe lëvizja janë të ngjashme sikur dikë që tashmë e njohim dhe e duam.

Truri jonë shumë shpesh dallon elemente të njohura sikur pamja e fytyrës apo aroma e paharruar. Kur t’i vërejë menjëherë fillon të përpunojë të dhëna dhe të shkaktojë përgjigje biologjike në trup. Rrahjet e zemrës bëhen gjithnjë e më të shpejta, gjaku qarkullon më shpejtë dhe ndieni sikur keni pirë gjashtë gota shampanjë. Në të njëjtën kohë, truri liron dopaminë dhe serotinë, të cilët na bëjnë më të lumtur dhe më të ndjeshëm.

E tmerrshme apo jo? Mendoni që keni njoftuar personin e vërtetë, ndërsa në fakt jeni dashuruar në eshtrat e faqeve të babait, apo në ngjyrën e zërit të nënës. Kështu që, nëse prisni që t’ju godet “vetëtima e dashurisë”, shumë shikoni televizor dhe hidheni atë roman të dashurisë që jeni duke e lexuar!

Kur ta njihni “personin e vërtetë” ju nuk do të jeni të vetëdijshëm në atë moment. Por, do ta keni të qartë vetëm pas disa muajve./yp


_________________
http://www.klealove.com
http://www.klealove.com

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi